Si në Bosnje mund të ndodhë edhe në Kosovë – Ky është parashikimi i analisti!

2 months ago 12
Reklamë

Të shtunën në Bratunac, të dielën në Prijedor. Rreth 30 kadetë të Akademisë Ushtarake të Beogradit qëndruan në këto dy qytete të Bosnje e Hercegovinës - njëri në lindje e tjetri në veriperëndim të vendit.

Në Bratunac ishin për të shënuar përvjetorin e vuajtjeve të serbëve të Podrinjës, ndërsa në Prijedor qëndruan në prag të përvjetorit të Betejës së Kozarës.

Analisti Binak Maxharraj në një shkrim ka thënë se ushtria serbi i cënoi kufijtë e një shteti tjetër me veprimin që bëri, madje pa lejen e askujt.

“Sot RTRS e Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë lajmëroi se ushtria e Serbisë ka hyrë dhe ka defiluar në qytetin Prijedor në Republika Srpska pa lejen e askujt, pa pëlqimin paraprak të organeve qëndrore në Bosnje e Hercegovinë të cilët as që janë njoftuar për këtë invazim të paligjshëm të ushtrisë së Serbisë të shpallur zyrtarisht si shtet terrorist. Lidhur me këtë nuk janë bërë me dije e as që janë paralajmëruar për të marrë leje organet qendrore të Bosnje e Hercegovinës.

Ky është një invasion i ushtrisë serbe e cila i cënon kufijt e një shteti tjetër pa lejen e askujt. Po si është e mundur që kaq lehtë të cenohet sovraniteti territorial i Bosnje e Hrecegovinës. A kanë mbikëqyrje dhe sistem të survejimit organet e sigurisë të B dhe H. Si është e mundur që ushtria serbe të futet aq lirshëm pa u penguar në territorin e BdheH”, thotë ai.

Sipas tij, ky është një shembull tipik pse Kosova nuk e formon asociacionin sepse e njejta gjë mund të ndodhë në veri të Kosovës.

“Ja një shembull tipik se përse Kosova heziton të formoi, dhe nuk duhet ta formoi Asociacionin një etnik serb. Një rrezik i tillë mund kollaj të ndodhë edhe në veriun e Kosovës nesër nëse formohet Asociacioni kur ushtria e Serbisë ‘kalëron’ lirshëm në veri.

Ku është DASH-i, ku janë ambasadorët, emisarët amerikan që s’po u ndihet zëri nuk po deklarohen, kurse çojnë pluhur kur duhet të largohet një mjet pagese e huaj nga vendi jonë”, përfundon ai për “Bota sot.

comment

Read Entire Article