Tiranës i shtohet një tjetër ambient komod për të kaluar momente të këndshme festive dhe argëtuese. Bar-i dhe restoranti më i ri në kryeqytet, Triple D Rooftop, i hapur në tarracën e kullës më të bukur në Tiranë, “ATTI Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Inaugurimi i bërë mbrëmjen e kaluar ka bërë bashkë mjaft personazhe nga bota e biznesit, politikës, medias e shoëbizit.
Triple D Rooftop, cocktail bar & restaurant, përveçse një investim bashkëkohor dhe luksoz, ka një nga pamjet më mahnitëse mbi Tiranën, veti të cilën ia ofron të qenurit në kullën ndër më të lartat në kryeqytet.
Tanimë godinës më të bukur në Tiranë, e pagëzuar nga arkitektët më të njohur si një “princeshë”, iu vu kurora pikërisht në tarracën e saj. Triple D Rooftop ofron atmosferë mahnitëse për të shijuar barin dhe restorantin në çdo ditë të javës me një menu mjaft të larmishme që duhet zbuluar.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb