Si Pipi Çorapëgjata, Rita Ora merr vëmendjen me dukjen në natën e dytë të “The Masked Singer US”

7 months ago 12

Rita Ora, ylli shqiptar i muzikës pop me famë ndërkombëtare, ka vënë sërish në fokus dritat e shoubizit botëror me paraqitjen e saj më të re në panelin e jurisë të “The Masked Singer US”. Pas një performancë mbresëlënëse si gjyqtare në versionin britanik të emisionit, Rita tani ka sjellë energjinë e saj të veçantë në ekranet amerikane.

Në episodin e fundit të “The Masked Singer US”, Rita Ora u shfaq në një mënyrë të veçantë dhe plot kreativitet, e veshur si Pipi Çorapëgjata, personazhi i dashur dhe i gjallë i librave për fëmijë.

E veshur me sandale të kuqe tipike dhe një palë çorape të gjata të ndryshkura, ajo arriti të sjellë në skenë shpirtin e lirisë dhe energjinë që e karakterizon personazhin e famshëm.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita, e cila ka mbushur 33 vjeç, publikoi disa fotografi nga ky moment në llogarinë e saj personale të Instagram, ku shfaqet në kostumin e veçantë të Pipi Çorapëgjata.

Fotografitë e saj menjëherë u bënë virale, duke tërhequr komente dhe mirënjohje nga fansat dhe ndjekësit, të cilët ishin të mahnitur nga transformimi i saj.

Foto: Rita Ora/Instagram

Paraqitja e Ritës në “The Masked Singer US” është vetëm një nga shumë momentet e saj të ndritshme në industrinë e muzikës dhe televizionit.

Ajo vazhdon të tregojë se është jo vetëm një këngëtare e talentuar, por edhe një figurë televizive me një gamë të gjerë të shprehive artistike.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërsa “The Masked Singer US” vazhdon të impresionojë dhe të surprizojë audiencën me personazhe misterioze dhe zbulime të papritura, në rol të gjyqtares, Rita Ora sigurisht pritet të japë gjykime të sinqerta dhe të pasura me komentin e saj të mprehtë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Shfaqja e saj në ekran si Pipi Çorapëgjata është një provë e mëtejshme e aftësisë së Ritës për të argëtuar dhe për të bërë përshtypje, duke i shtuar shfaqjes një ton të veçantë argëtimi dhe origjinaliteti. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Read Entire Article