Silvi Topalli largohet nga Big Brother VIP Albania

7 months ago 11

Në një ndër mbrëmjet e tensionuara të “Big Brother VIP Albania 3”, producenti dhe prezantuesi i njohur, Silvi Topalli, ka përfunduar aventurën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ai u eliminua pas një votimi të ngushtë javor nga publiku, ku ishte në ballafaqim direkt me gazetaren Ledjoan Xheladinaj në nominim/

Silvi, i cili hyri relativisht vonë në shtëpinë e BBVA, ka lënë një shenjë të qartë me qëndrimin e tij të drejtpërdrejtë dhe shpirtin e tij të lirë.

Ai ra veçanërisht në sy te publiku në spektaklin e së shtunës, kur arriti që të marrë biletën e gatit të konkurrentit Meriton Mjekiqi, falë një sfide ku arriti të shpallet fitueswi.

Pamjet e eliminimit të tij treguan një Silvi të vendosur dhe të qetë, i cili pranoi fatin e tij në lojë me një buzëqeshje dhe falënderoi për përvojën unike që “Big Brother VIP” i ofroi. /Telegrafi/

Read Entire Article