Sindikata serbe e ushtrisë ka reaguar pas propozimit të ushtrisë serbe që të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi.
Kjo pasi e njëjta po vlerëson se qeveria serbe në këtë mënyrë po mundohet të largojë nga vetja përgjegjësinë që ka për shërbimin e detyrueshëm.
Për Beta-n, në lidhje me propozimin e Shtabit të Përgjithshëm drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për riaktivizimin e shërbimit ushtarak, ka thënë se ka qenë çështje referendumi.
Kryetari i Sindikatës së Ushtrisë së Serbisë, Novica Antiç, tha se një vendim i tillë do të kërkonte ndryshime në të gjithë grupin e ligjeve ushtarake. Sipas tij, askush nga qeveria serbe nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë për shkatërrimin e Forcave të Armatosura Serbe si institucion dhe për këtë arsye tani po përpiqen të rikthejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
“Punonjësit e ushtrisë janë të margjinalizuar, punojnë jashtë orarit, nuk i shohin familjet e tyre, nuk kanë vakt të ngrohtë dhe pagat e tyre janë pak më shumë se paga minimale”, tha Antiç.
Top Channel