Sirena portugeze për Sylvinho?! Trajneri nis pushimet, rinovimi me Shqipërinë edhe më larg

2 months ago 7
Reklamë

E ardhmja e Silvinjos mund të jetë Portugalia.

Trajneri që drejtoi Shqipërinë në EURO 2024 në një paraqitje më shumë se dinjitoze duket gjithnjë e më larg nënshkrimit të një kontrate të re me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Pas presidentit të federatës Armand Duka i cili deklaroi që Silvinjo mund të largohet per një kontratë më të mirë financiare, tanimë dalin në skenë të tjera pista mbi të ardhmen e 50-vjeçarit.

Në fakt mediat luzitane përpara nisjes së Kampionatit Europian shkruanin mbi një insistim të fortë të Aroukës, ekip i superligës portugeze për të marrë Silvinjon, por burime në fakt bënë me dije se vetë Silvinjo e ka refuzuar këtë herë e në këtë rast nuk bëhet fjalë për Aroukën por një tjetër shumë të njohur.

Vetë trajneri po pushon pikërisht në Portugali gjatë kësaj periudhe në pritje për të reflektuar dhe për të vendosur të ardhmen e vet.

E para që paralajëmroi largimin e Silvinjos nga Shqipëria ishte prestigjozja spanjolle AS, fill pas elinimit të kuqezinjve nga EURO 2024./vizionplus.tv

Read Entire Article