Situata alarmante në Vlorë nga përmbytjet/ Uji pushton shtëpitë, dhjetëra familje mbeten në qiell të hapur

1 month ago 28

Gazetari Enrik Mehmeti në një lidhje live ka raportuar në lidhje me situatën e vështirë me të cilën u përball Vlora që një ditë më parë ku i gjithë qyteti u mbulua nga uji si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Teksa banorët janë evakuuar nga shtëpitë e tyre Bashkia e Vlorës është kujdesur që banorët të mos qëndrojnë në banesa por të sistemohen përkohësisht në konviketet e qytetit.

Edhe pse ka kaluar tashmë thuajse 1 ditë nga reshjet intensive, Vlora vijon ende të jetë në një situatë alarmante, rrugët e qytetit janë thuajse të pakalueshme dhe banorët ende nuk mund të rikthehen në banesat e tyre.

Bëhet fjalë për të paktën 60 qytetarë të cilët janë evakuuar dhe rreth 30 familje të cilat nuk kanë mundur ende të rikthehen në shtëpitë e tyre pasi uji ende nuk është tërhequr.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article