Situata brenda PD/ Andoni: Rithemelimi nuk ka asnjë zë alternativ. Stafa: Brenda partisë mungon gara, lideri i ri…

9 months ago 16

Analisti Ben Andoni dhe gazetari Osman Stafa, të ftuar në studion e News24 kanë komentuar situatën brenda opozitës dhe Partisë Demokratike.

Andoni u shpreh se në grupin e Rithemelimit, të udhëhequr nga ish-kryeministri Berisha nuk ka asnjë zë alternativ që të pranojë se ata nuk e kanë logon.

Sipas tij njerëzit që janë sot brenda PD e shohin këtë forcë politike si një aset për ta shfrytëzuar.

“Në grupin e Rithemelimit nuk ka asnjë zë alternativ që të thotë, nuk kemi logo dhe vulë dhe të bëjë projeksione për të ardhmen se ku do të shkojnë. Njerëzit që janë sot në PD e shohin sot si aset për ta shfrytëzuar. Është shumë e vështirë të shohësh mënyrën sesi lëviz meritokracia në PD.

Alimehmeti e pati shumë vështirë për zgjedhjet vendore, ai mund të bënte tronditje në Tiranë. E shmangën. Të tilla parti autokrate nuk lënë hapësirë”, tha ai.

Nga ana tjetër Stafa u shpreh se lideri i ri i demokratëve do duhet të dalë nga beteja në terren dhe më pas nga zgjedhjet e lira brenda partisë.

Ai shtoi se brenda PD nuk ka pasur garë dhe se kjo e fundit nuk mund të jetë pronë e disa individëve dhe personave që e mbajnë për karrige dhe pushtet.

“Liderin e ri të PD duhet ta nxjerrë beteja në terren. Të shkuarit nga veriu në jug të vendit dhe më pas me garë të lirë e të ndershme. Nuk ka garë në Partinë Demokratike, unë kam ndjekur disa procese zgjedhore në PD nga të dyja anët. PD nuk mund të jetë pronë e disa individëve dhe personave që e mbajnë për karrige dhe pushtet”, u shpreh ai mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article