“Situata e zjarreve në vend, e mirëmenaxhuar”/ Peleshi: Të tregohemi vigjilentë për shiun

1 year ago 17
Reklamë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur për situatën nga zjarret në vend.

“Në këtë moment të ditëve të fundit të verës së nxehtë dhe hyrjen në një tjetër sezon potencial për emergjencat civile, sezoni i reshjeve, dua të bëj një komunikim public që vlen për qytetarët, por edhe të gjithë strukturën e mbrojtjes civile nga niveli vendor në atë qëndror. Gjithë mekanizmi jonë kombëtar ka funksionuar më mirë se çdo vit tjetër, kjo është arsyeja pse kemi mundur të menaxhojmë me sukses plotë 465 vatra zjarri, duke arritur objektivin primar ruajtjen e jetës së njerëzve, pra nuk kemi asnjë jetë të humbur apo të rrezikuar.

Kemi mundur të ruajmë pasurinë e qytetarëve tanë. Kemi shmangur më të keqen në shumë zona pyjore. Praktikisht një pjesë e mirë e zonave të djegura janë kullota. Kemi shmangur zjarret në pemtari. Në 24 orët e fundit zjarret vazhdojnë dhe janë aktive në qarqet Fier, Vlorë dhe Dibër.

Kemi pasur një situatë të vështirë në Frakull, zjarr kritik ka qenë zjarri pranë Porto Palermo në Qeparo, një zjarr tepër delikat ishte edhe shumë pranë Kishës së Laçit, ku pati ndërhyrjen e menjëhershme të Forcave të Armatosura. Dhe së fundmi në Shpirag. Po ashtu, kemi zjarret në Lurë, jo kritike.

Mund të ketë ndonjë dalje nga shtrati të ndonjë përroi, të cilat sado të vogla të jenë mund të shkaktojnë rreziqe ose edhe humbje jetësh të njerëzve nëse nuk tregojmë kujdes. U bëj thirrje qytetarëve që duhet të qëndrojmë në alert në çfardo lloj situate. Iu bëj thirrje prefektëve që pavarësisht se temperaturat mund të ulen, do të duhet ta mbajmë tempin.

Është e veçantë këtë vit sepse numri i vatrave ka qenë i madh dhe impakti ka qenë i vogël. Kjo tregon se ka funksionuar mekanizmi për mbrojtjen nga zjarret. 30 mln euro nga Italia për mbrojtjen nga zjarret. FA janë faktori kyç. Situata është shumë më mirë e menaxhuar, pa pasoja të rënda. Në Greqi vazhdon misioni 48 zjarrfikësve. Në Greqi ushtarakët tanë kanë mundur të shpejtojnë edhe jetën e 9 emigrantëve nga Iraku të cilët janë gjetur në kushtet asfiksie. Jemi të rrezikuar nga zjarret gjatë 12 muajve të vitit. Duhet të jemi shumë vigjilentë.’– tha Peleshi.

Në përditësim…

Top Channel

Read Entire Article