Situata në Kuvend, Bardhi: Opozita do të depozitojë në SPAK kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj Lindita Nikollës

10 months ago 19
Reklamë
13:42 02/11/2023

Në një deklaratë për mediat në ambientet e jashtme të Kuvendit Gazmend Bardhi u shpreh se grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ndër të tjera Bardhi u shpreh se opozita nuk do të ndalet së kërkuari të drejtat.

“Shprehim indinjatën e thellë për sjelljen e sotme të kryetares së Kuvendit e cila në shkelje të ligjit ka lejuar futjen në sallë të punonjësve të gardës të armatosur. Për këtë arsye me urgjencë sot grupi parlamentar i partisë demokratike do të depozitojë kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryetares së kuvendit e cila mendon se do të tremb opozitën me gardistë, punonjës policie të armatosur apo do ta ndalojë opozitën të ngrejë zërin për të drejtat e veta duke përdorur insititucionet ligjzbatuese të këtij vendi.”

Gjithashtu Bardhi u shpreh: Asnjë veprim i Edi Ramës dhe Lindita Nikollës nuk e ndal opozitën të kërkojë të drejtat e tyre minimale.  Është e papranueshme që një kerkesë legjitime ti kundërvihesh duke ju dhënë urdhra punonjësve të gardës të cilët ishin të armatosur. Është shkelje flagrante e ligjit dhe prandaj sot do të depozitojmë kallëzimin penal në SPAK për Lindita Nikollën për shpërdorim të pastër të detyrës.

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article