“Situatë komplekse”, vjen thirrja për SHBA-në dhe BE-në: Kështu mund të ‘zhbllokohet’ dialogu Kosovë-Serbi!

2 months ago 13
Reklamë

Zhvillimet politike në vend janë të shumta.

Megjithatë, dialogu me Serbinë mbetet një nga çështjet kyçe dhe më të përfolura, jo vetëm në vend, por edhe më gjerë.

Në lidhje me ketë temë, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli doktori i gjeopolitikës, Mirsad Voca. 

Si fillim, ai e cilësoi si komplekse situatën politike, kjo për disa faktorë të ndryshmë.

Madje, potencoi se masat ndëshkuese të vendosura nga BE ndaj Kosovës, kanë ndikuar në stagnimin e dialogut.

Image

Mirsad Voca. 

“Situata politike në Kosovë është komplekse dhe e ndikuar nga shumë faktorë, përfshirë raportet me Serbinë dhe masat e vendosura nga Bashkimi Evropian. Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës janë paradoksale, duke pasur parasysh se është Serbia ajo që refuzon të njohë Kosovën, nuk e merr seriozisht përmbushjen e marrëveshjes së Ohrit, ndërsa Kosova ka vazhduar të jetë e hapur për dialog. Këto masa vetëm se kanë stagnuar dialogun dhe kanë krijuar frustrim tek qytetarët e Kosovës”, deklaroi ai.

Voca nuk u tregua optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve, kjo për shkak të Serbisë.

Po ashtu, kërkoi presion nga ndërkombëtarët mbi shtetin serb, nëse dëshirojnë të ketë zhvillime pozitive në dialog.

“Për të zhbllokuar këtë bllokadë, BE dhe SHBA duhet të ushtrojnë presion më të madh ndaj Serbisë për të treguar përkushtim të vërtetë ndaj dialogut. Pa një angazhim serioz nga ana e Serbisë, është e vështirë të imagjinohet një marrëveshje brenda këtij viti, veçanërisht me zgjedhjet në SHBA që mund të ndikojnë në prioritetet diplomatike”, tha ndër të tjera Mirsad Voca për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article