Skandali me turistët italianë në Berat, Meloni porosit ambasadorin: Darkën do ta paguajmë ne

1 year ago 20
Reklamë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni gjatë qëndrimit disa ditor në bregdetin shqiptar me ftesë të kryeministrit Edi Rama mësoi edhe një lajm jo aq të mirë.

Ajo u informua për incidentin e ndodhur në një prej restoranteve ne Berat, ku disa turistë italianë u larguan pa paguar darkën.

Mësohet se ajo kontaktoi me ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci që të paguante llogarinë e darkës së turistëve.

Ky rast u bë publik edhe në mediat italiane, të cilët shkruanin se darka kishte kushtuar 80 euro.

Top Channel bëri publik pamjet pak ditë më parë, të cilat faqja në rrjete sociale e restorantit i kishte shpërndarë, ndërsa turistët dukeshin që largoheshin fshehurazi.

Top Channel

Read Entire Article