Skandali me varret publike në varrezat e Kuçovës, Nën/kryetari i bashkisë Sybi Shehu: Gropat janë hapur me dijeni të bashkisë, po firma ka bërë shkelje

1 month ago 26

Në lidhje ne skandalin e transmetuar në media dy ditë më parë, në lidhje me varrezat publike në qytetin e Kuçovës, ku një firmë e shërbimit funeral kishte hapur 8 varre dhe po vijonte punën për hapjen e gropave të tjera, ka reaguar sot bashkia e qytetit të Kuçovës.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se ka qenë absurd reagimi zyrtar i bashkisë së Kuçovës, e cila nga një anë pranon se firma ka bërë shkelje me hapjen e gropave dhe nga ana tjetër deklaron se gropat janë hapur me lejen e bashkisë. Kjo është konfirmuar nga vetë Nën/kryetari i bashkisë Kuçovë, njëkohësisht Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve, Sybi Shehu, i cili ka thënë se:-“Gropat janë japur me dijeni të bashkisë Kuçovë, por gropat nuk duhet të ishin hapur para kohe dhe në seri, firma ka bërë shkelje.

Pavarësisht argumenteve që më ka dhënë kompania sipërmarrëse,i kam kërkuar të mos vazhdohet me këtë proçedurë por të zbatohen proçedurat ligjore për parcelën e vënë në dispozicion nga bashkia për shërbimin funeral”-ka thënë ai.

Shehu deklaron se pasi ka marrë informacion në lidhje me hapjen e disa varreve tek parcela e miratuar nga bashkia për shërbim funeral,ka shkuar  menjëherë për të bërë verifikimin në terren dhe pas verifikimit,ka parë që ishin hapur dy varre dhe ishin piketuar për tu hapur edhe 3 të tjerë.Pas kësaj-thotë Shehu-ai ka thirrur kompaninë sipërmarrëse dhe i ka kërkuar shpjegime lidhur me këtë fakt.

“Më dha disa argumeta dhe i kërkova të zbatohet proçedura ligjore për këtë shërbim, pasi nuk më bindën faktet e argumentuara prej tyre.Bashkia ka bërë një shpronësim publik për atë parcelë,me të gjitha proçedurat ligjore dhe nuk ka asnjë tarifë financiare për shërbimin funeral,si për qytetarët e Kuçovës dhe për kompanitë sipërmarrëse për këtë shërbim.Unë kam thirrur të treja kompanitë sipërmarrëse dhe ju kam bërë atyre me dije që të zbatohet proçedura ligjore për varrimet dhe zhvarrimet dhe shkeljet ligjore që do të kryhen prej tyre nuk do të tolerohen nga ana jonë:-ka thënë Shehu.

Shehu konfirmon se kompania e shërbimit funeral Piemvis ka kryer shkelje,pasi kjo proçedurë me hapjen e gropave në mënyrë paraprake pa kërkesa (pa pasur vdekje) nuk mund të quhet e pranueshme,Siç edhe shprehet ai,Ligji e përcakton qartë që në momentin që ka një kërkësë për këtë shërbim vihet në dijeni bashkia dhe kompania sipërmarrëse,në bazë të detyrimeve ligjore,hap gropën përkatëse për të kryer ndaj qytetarit shërbimin falas.Ai pohon se,në rast të konstatimit të një shkeljeje tjetër, kompanitë e shërbimit funeral do të kallzohen penalisht nga ana jonë dhe do ti propozohet ministrisë përkatëse heqja e liçensës për këtë shërbim.

Pra, edhe pse bashkia Kuçovë ishte në dijeni të hapjes së gropave nga firma, që në dy gropat e para-siç e pohon Shehu-nga ana e saj nuk u mor asnjë masë dhe nuk u bë asnjë kallzim deri në momentin kur denoncimin e bëri në polici një qytetar dhe kur gropat e hapura ishin 8 dhe 3 të piketuar për tu hapur.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article