Skandali në Greqi/ Dy priftërinj të Kishës Katolike “investojnë” 3 mln euro në klube nate, skema kishte nisur para 8 vitesh

2 hours ago 21

Një skandal me dy priftërinj të Kishës Katolike është raportuar në Greqi. Autoritet Kundër Pastrimit të Parave në Greqi ka nisur hetimet pas disa lëvizjeve të dyshimta në bankë të shumave të mëdha parash.

Në kuadër të kontrolleve dhe hetimeve u zbulua se shuma të mëdha parash, që kapnin rreth 3 milionë euro, dilnin nga “arka” e kishës katolike dhe investohenin në lokale nate. Kjo skemë i kishte fillimet 8 vjet më parë. Shuma të mëdha parash nga llogaritë përkatëse të dy kryepriftërinjve kanë përfunduar në llogaritë e pronarëve të klubeve të natës, duke i bërë ata të shfaqen si investues në biznese të tilla.

Rezultati i hetimeve nga Autoriteti i është përcjellë organeve të prokurorisë së selisë së Kishës Katolike të Greqisë, për të hetuar dy priftërinjtë për veprën e përvetësimit dhe sipërmarrësit privatë të qendrave të natës për pastrim parash, shkruan Protothema.

Kreu i Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, ish-zëvendësprokurori i Gjykatës së Lartë, Charalambos Vourliotis, pas këtij operacioni hetimor, ka ngrirë llogaritë bankare të pronarëve të klubeve të natës në Peloponez, ku dy priftërinjtë kishin “investuar”. Një nga biznesmenët është përfshirë në akte kriminale në të kaluarën, të cilat lidhen sërish me zonën e kishës, por jo me atë katolike. Lidhur me ngjarjen është vënë në dijeni dhe selia e Kishës Katolike Romake në Vatikan.

Read Entire Article