Mjeku Edmond Gashi u paraqit sot në SPAK për t’u marrë në pyetje nga prokurori Elvin Gokaj, i cili drejton hetimet lidhur me atë që njihet si skandali i spitalit Onkologjik.
Ndaj Gashit dhe disa mjekëve, infermierëve dhe zyrtarëve të pavionit të Onkologjikut kanë nisur hetimet lidhur me abuzimet me trajtimin shëndetësor të pacientëve, duke nisur që nga dërgimi i tyre për analiza apo trajtime në klinikat private dhe deri në mosdhënien e medikamenteve apo dozave të duhura të ilaçeve.
SPAk gjithashtu ka nisur një hetim pasuror për personat që dyshohet se janë përfshirë në skandal, ndërsa është në pritje të përgjigjeve nga disa institucione lidhur me kërkesat që iu janë dërguar.
Hetimi në SPAK është regjistruar për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “kontrabandë e ilaçeve”.
Sipas hetimeve, të dyshuarit kishin ngritur një skemë abuzive të zvarritjes së trajtimit të të sëmurëve me kancer në Spitalin Onklologjik, me qëllim dërgimin e tyre në një klinikë private.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb