Skenarët e së hënës në parlament për miratimin e buxhetit

11 months ago 24
19:16 18/11/2023

Denoncimi i Bardhit: Garda do tentojë të rrethojë opozitën

Rreshtimi në këtë mënyrë i punonjësve të gardës, është një nga skenarët e Kuvendit për të parandaluar çdo rrëmujë të mundshme në seancën maratonë për miratimin e buxhetit. Të paktën ky është pretendimi i deputetit të PD, Gazment Bardhi, i cili ka bërë publike këtë foto.

Sipas Bardhit, ky është një urdhër i paligjshëm i kryetares së Kuvendit për të rrethuar opozitën ditën e hënë.

“Duke dënuar me forcë këtë degradim të regjimit të Edi Ramës, duam të sigurojmë se nuk ka gardist e polic që mund të pengojë dhe intimidojë opozitën në misionin për të kthyer parlamentarizmin dhe për të mbrojtur të drejtat kushtetutese të opozitës. Është akt i paprecedent në 32 vite demokraci, shndërrimi i sallës së Kuvendit nga salla e përfaqësuesve të qytetarëve, në sallën e gardistëve qeveritar.”

Teksa të hënën pritet të nisë seanca maratonë për të diskutuar dhe miratuar buxhetin e vitti 2024, opozita nuk ka bërë asnjë hap pas sa i përket aksionit për bllokimin e parlamentit. Nga ana tjetër as socialistët nuk parashikojnë të ndryshojnë skenar. Zbatimi i tyre do të varet nga qëndrimi i opozitës. Për Klan News, socialistët kanë konfirmuar se buxheti mund të kalojë edhe pa debat parlamentar.

Në rast se opozita vendos të ngujohet në sallën e parlamentit, ekziston mundësia që seanca të zhvendoset në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article