“Skenari i agjentit francez...”/ Miftari vjen me akuzat e forta: Ja emrat që organizuan aksionin kur u vra Enver Zymberi

1 month ago 16
Reklamë

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, Kosova duhet të angazhohet natë e ditë, duke punuar e lobuar që të fiton mbështetjen dhe të anëtarësohet në NATO, sepse ky anëtarësim është shumë më i rëndësishëm se sa anëtarësimi dhe inkuadrimi në BE.

Miftari thotë se, përfitimi i parë me anëtarësimi në NATO është heqja automatike e embargos së furnizimit me armë për Kosovën pasi që pikërisht rezoluta 1244 e cila akoma vlens dhe me të cilën vepron NATO në Kosovë është pengesë për shtetësinë e Kosovës.

Sipas tij, kjo rezolutë e humbë tërësisht kuptimin dhe ndikimin që nga komenti i anëtarësimit të Kosovës në NATO edhe pse faktikisht 1244 nuk ekziston në realitet pasi më nuk ekziston as Jugosllavia.

“Nga ana tjetër edhe me vendimin e GJND-së, Kosovës ju dha e drejta për shtet të pavarur prandaj ka marr fund edhe rezoluta 1244 e cila do të shuhej si fluskë sapuni nga momenti i anëtarësimit të Kosovës në NATO. Pse nuk është realizuar deri më tash ky proces, sikur që u avancua Kosova në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, është pasojë pse Kosovës i kanë munguar deri tash qeveritë e pa korruptuar dhe e politikanët e pa korruptuar”, thotë Miftari.

Ai shton se, Kosova ka nevojë për miq, por nuk na duhen tutor e as mbretër ndërkombëtar, as miq si Grenelli, Palmeri, Eskobari, Boreli dhe Lajçaku.

“Të tillët dhe të ngjashmit sikur këta nuk na duhen! Përafrimi i vendit tonë me NATO-n, anëtarësimi në NATO, mundë të sjell dobi edhe për trajnimin dhe armatosjen e ushtrisë së re të Kosovës në një nivel tjetër, jo sikurse deri më tani. Duke qenë Kosova brenda NATO-s, anëtare më të drejta të plota, pamundësohet edhe veprimi anti Kosovë i disa shteteve që nuk ja duan të mirën Kosovës. Kur e them këtë bazohem në disa fakte, sepse dihet mirëfilli që lidhjet e NATO-s dhe Serbisë kanë një traditë mjaft të gjatë në Ballkan! Milan Radoiçiqi jo rastësisht ishte ardhur në veri me lejen e KFOR-it (e një pjese pro serbe) dhe është lejuar pastaj të ikte nga Kosova po ashtu nga KFOR-i”, thotë Miftari.

Ai pyet se, ku ishin forcat e KFOR-it atë ditë kur u sulmua Kosova, ku ishin njësitë e blinduara dhe helikopterët e KFOR-it?

“Serbia asnjëherë nuk ka vepruar që nga viti 1999 deri në vitin 2024 në veriun e Kosovës pa koordinim të plotë me KFOR-in Francez, e deri në vitin 2020 edhe me KFOR-in Hungarez kur ishte vrarë heroi Enver Zymberi në atë aksionin e famshëm që u hartua me skenarin e agjentit Francez të DGSE-së, ish kryeministrit Hashim Thaçit e të Baton Haxhiut në veri!”, potencon ai.

Miftari shton se edhe masakra në Srebernicë ishte bërë po ashtu me dijeninë dhe marrëveshjen e disa komandantëve holandez të NATO- s, me Ratko Mlladiqin.

“Njëjtë kishte ndodhur edhe në Kosovë në vitin 2000, më 2 dhe 3 shkurt në Mitrovicë, marrëveshja mes aleatëve shekullor të Serbisë dhe KFOR-it francez, por edhe me ndihmën e padiskutueshme nga pala shqiptare, e agjentëve francez të DGSE-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Agim Qeku!”, përfundon Naim Miftari.

Read Entire Article