“Skenari i Daçiqit dështoi”, eksperti tregon lëvizjen e Serbisë pas vrasjes së Hajzirit - ia jep “lajmin e keq” për vëllain e Fatonit

2 months ago 10
Reklamë

Ministria e Brendshme e Serbisë, ka konfirmuar mbrëmë vrasjen e Faton Hajrizit, nga forcat e policisë serbe pasi kaloi rreth 36 orë në arrati.

Në komunikatën e lëshuar për media, MPB serbe ka përmendur Faton Hajrizin me emër e mbiemër si person që është eliminuar nga forcat serbe pas vrasjes së një polici serb dhe plagosjes së një tjetri, derisa gjendej në arrati.

Sipas ekspertit të çështjeve të sigurisë, Hysen Gecaj, Hajrizi nuk ishte i përfshirë në ndonjë komplot. Ai ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Faton Hajrizi përdori armën për t’u arratisur në vendin që pak njerëz e dinin.

Image

Hysen Gecaj

“Është një situatë, e cila përfundoi me një vrasje të një polici serb dhe e Faton Hajrizit si dhe plagosja e një polici tjetër serb. Sipas informatave publike deri më tani kjo nuk është situatë ku Fatoni është përfshirë në ndonjë komplot, mirëpo ai duke u arratisur nga drejtësia ka hasur në policët serbë dhe në këtë rast është detyruar që të përdorë armën me qëllim të arratisjes për destinacionin që ndoshta vetëm ai ose pak njerëz e e dinin”, ka thënë Gecaj.

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, e cilësoi vrasjen e policit serb dhe plagosjen e tjetrit si “sulm terrorist i kryer nga një shqiptar”.

Sipas ekspertit Gecaj, Daçiq po mundohet ta politizojë këtë çështje, duke tentuar ta barazojë me sulmin terrorist serb, që ndodhi me 24 shtator në Banjskë.

“Daçiq u mundua që rastin ta politizojë dhe bëjë të barabartë me aktin terrorist serb në Banjskë, duke fajësuar të vëllain e Fatonit, dokumentat e të cilit u gjetën në vendin e krimit. Me të kuptuar se i vëllai nuk ishte i involvuar në vrasje, ky skenar dështoi, mirëpo kjo tentativë e politizimit do të vazhdojë edhe më tutje nga ana e Serbisë”, ka theksuar ai për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, vrasja e Fatonit, “nuk ka lidhje me Radoiçiqin ngase asnjë indikator nuk e mbështet këtë teori”.

Daçiq tha dje se autoritetet serbe do të kërkojnë nga Gjermania ekstradimin e vëllait të tij, Artan Hajrizi, që sipas tij dyshohet të jetë bashkëpunëtor në këtë rast. Ky i fundit, u paraqit nga Gjermania duke pretenduar se i vëllai ia kishte vjedhur dokumentet për t’ia përdorur për arratisje.

Por, sipas Gecajt, Artan Hajziri nuk mund të ekstradohet në Serbi.

“Ekstradimi i vëllait të Fatonit në Serbi nuk mendoj se do të realizohet për shkak se ai nuk ka kryer ndonjë vepër të kundërligjshme në Serbi. Është e mundur që të përgjigjet autoriteteve gjermane për shkak të deklarimit se Fatoni ka qëndruar në banesën e tij si dhe është "vjedhur" pasaporta, por për vrasjen nuk ekstradohet”, ka pohuar eksperti.

Ai ka shtuar për “Bota sot”, se “Fatoni është viktimë e të kaluarës së tij kriminale, ekspozimit të tij si i ri, trajtimit nga ana e personave me të kaluar kriminale në burg si dhe paaftësisë së institucioneve të Kosovës për ta trajtuar denjësisht”.

Read Entire Article