Socialistët mbledhin Kongresin në 4 Nëntor

1 year ago 29
15:34 18/10/2023

Kongresi do të zgjedhë strukturat e reja të partisë

Ndonëse ishte parashikuar në javën e 3 të Tetorit, socialistët kanë vendosur ta shtyjnë Kongresin e Jashtëzakonshëm në 4 Nëntor, për tu dhënë më shumë kohë të deleguarve të bëjnë analizën e kërkuar nga strukturat.

Kongresi i Jashtëzakonshëm do të jetë i fokusuar te partia dhe riformatimi që kryesocialisti Edi Rama ka paralajmëruar.

Kujtojmë që asambleja e 4 Shtatorit solli ndryshime të sekretariateve të partisë, që votën finale do ta marrin nga anëtarët e Kongresit.

Sekretariati i ri i PS

Sekretar i Përgjithshëm – Blendi Klosi

Sekretari i Organizimit- Ardjan Çela

Sekretar i Burimeve Njerëzore – Eduard Ndreca

Sekretare e Gruas- Evis Kushi

Sekretar Dixhital dhe i Rinisë- Etien Xhafa

Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë – Romina Kuko

Sekretar i Çështjeve Zgjedhore – Ardian Salianji

Sekretare e Programit – Milva Konomi

Damian Gjiknuri nuk do të jetë më numri 2 i PS-së, pasi është zëvendësuar me Blendi Klosin, i cili ndonëse fillimisht u komandua përkohësisht si Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Edi Rama vendosi t’ia besojë për më gjatë postin. Mandati i Gjiknurit nuk i kaloi 2 vite, ndërsa ky vendim i papritur i kryesocialistit Rama erdhi pas përmendjes së ish-ministrit në dosjen e Ahmetajt për inceneratorët.

Kongresi nuk pritet të sjellë ndryshime të tjera,  pasi për rrokadën në qeveri, Edi Rama shfrytëzoi Asamblenë e Partisë Socialiste gjatë muajit shtator. Pas një vere të nxehtë me shumë emra të hetuar në SPAK, kryesocialisti i argumentoi ndryshimet në qeveri me nevojën për të pasur një energji të re në skuadrën e qeverisjes.

Këtë të Mërkurë, kryeministri Rama zgjodhi ti bashkohej mbledhjes së grupit parlamentar, ku përveç porosive për Kongresin, kërkoi më shumë angazhim nga deputetët në seancë plenare, sidomos përgjatë muajve të ardhshëm, ku kryefjalë do të jetë buxheti.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article