Sokol Cikalleshi rikthehet tek goli

10 months ago 16
23:53 21/12/2023

Shënon me panenka nga penalltia, rrjeta e gjashtë sezonale në Turqi

Sokol Cikalleshi rikthehet të jetë protagonist në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare prishi mallkimin thuajse një mujor, teksa shënoi golin e gjashtë sezonal.

33-vjeçari ishte vendimtar për Koniaspor, në barazimin që kjo e fundit mori në shtëpi 1-1 ndaj Samsunspor. Sulmuesi kuqezi ekzekutoi me mjeshtëri një penallti për të kaluar kështu në epërsi skuadrën turke.

Ai zgjodhi për ta dërguar në rrjetë përmes një panenka tepër të bukur dhe efikase. Festë legjitime për Cikalleshin, që përmes golave tenton të bind trajnerin, Sylvinho për ta përfshirë në grumbullimin e kombëtaren shqiptare në Euro2024.

Deri në këtë pikë të kampionatit, sulmuesi ka luajtur 14 sfida, duke shënuar pikërisht 6 herë dhe dhënë 2 asistime. Falë golave të tij, sulmuesi shqiptar e ka ndihmuar skuadrën për të qënë momentalisht jashtë zonës së rënies nga kategoria.



Të ngjashme

Read Entire Article