Sommer: Një pikë e mirë për Interin ndaj një rivali si Juventusi

10 months ago 48

Yann Sommer ka thënë Interi fito një pikë të rëndësishme në ndeshjen kundër Juventusit dhe rrëfen se ‘si portier është bukur të luash’ me mbrojtjen e tij aktuale.

Goli i hapjes u shënua nga Dusan Vlahovic, por Lautaro Martinez barazoi para fundit të pjesës së parë për rezultatin përfundimtar 1-1.

“Në pjesën e dytë mund të shihje se të dyja skuadrat nuk donin të merrnin shumë rreziqe, ishin kompakte, solide, pak a shumë pa shanse nga të dyja palët”.

“Ne pranuam golin të parët dhe është e vështirë kundër një ekipi si Juventusi që është kaq i fortë në mbrojtje. Është mirë që arritëm menjëherë golin e barazimit dhe në fund është një pikë e mirë për ne”, ka thënë Sommer për DAZN.

Edhe pa të lënduarit Benjamin Pavard dhe Alessandro Bastoni, Interi konfirmoi rekordin e tyre të shkëlqyer në mbrojtje dhe Sommer tashmë ka shijuar tetë porta të pastra në 13 ndeshje të Serie A.

“Më duhet të them si portier se është bukur të luash pas një mbrojtje si kjo e jona. Kur keni shumë ndeshje të nivelit të lartë në një sezon, është thelbësore të pranoni pak gola. E patë sot, ishte një lojë taktike, jo shumë raste”.

“Është e mahnitshme se sa shumë komunikojmë, sa kompakt jemi dhe për mua si portier është e mrekullueshme”, deklaroi Sommer. /Telegrafi/

Read Entire Article