Sondazh befasues për AAK-në dhe Nismën – por vjen një parashikim i keq për Haradinajn e Limajn – ja maksimumi i votave që mund të marrin!

2 months ago 6
Reklamë

Me zërat për zgjedhje të parakohshme, janë shtuar edhe matjet dhe sondazhet e shumta.

Varësisht nga koha e realizimeve të matjeve, përqindjet edhe po ndryshojnë.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë forca e parë politike në vend, edhe sipas matjes së fundit të opinionit publik të kryer nga kompania “UBO Consulting”. Ajo pasohet nga PDK-ja e cila gati ka ruajtur përqindjen e njëjtë krahasuar me sondazhin e marsit. E treta del LDK-ja. Sërish me një trend të dukshëm të rënies.

Mirëpo, koalicioni AAK-NISMA janë befasia e sondazhit të qershorit.

Marrëveshja e arritur mes AAK dhe NISMA-s tek tash, sipas këtij sondazhi, ka nisur të jap efekt elektoral.

Koalicioni i partisë së Ramush Haradinajt me Fatmir Limajn ka kapur 8.6% të mbështetjes, duke rezultuar se është rritur 1.7% më shumë se sa në mars kur kishin rezultuar me 6.9% të mbështetjes.

Kjo po cilësohet një rritje befasuese, pasi jo rrallëherë këto dy parti janë vënë në dyshim edhe për kalimin e pragut (5 për qind).

Si duket, ky bashkim i tyre ka ardhur me këtë qëllim, për ta kaluar pragun dhe për të mbijetuar në skenën politikë.

Por, pavarësisht kësaj, ka dyshime mbi rolin e këtyre partive dhe kontributin e tyre në skenën politike.

Mehazi: AAK-ja e Haradinajt dhe NISMA Socialdemokrate jo që nuk do marrin këtë shumë të përqindjeve, por nuk do mund të mbërrinë pragun e tyre           

Si fillim, analisti Sulejman Mehazi rezultatet e sondazhit të lartpërmendur i konsideroi si të pabesueshme.

Image

Sulejman Mehazi

Ai në prononcimin e tij për “Bota sot” tha se AAK dhe Nisma janë parti para zhdukjes, dhe kësisoj nuk mund të kenë mbi 8 për qind të votave.

“Kompania 'UBO Consulting”, me siguri sondazhet e votuesve i kanë bërë në zonat e AAK dhe Nismës ku kanë votuar përkrahësit e Haradinajt dhe Limajt, është e pabesueshme për qytetarët e Kosovë që dy partinë minore të cilat janë para zhdukjes të kishin përkrahjen e 8.6% të votave”.

Krahas kësaj, profesori vlerëson se këto dy parti as pragun zgjedhor nuk do mund ta arrijnë.

Ai ironizoi duke thënë se “8.6% të votave ndoshta nuk mund t'i merr LDK e Abdixhikut”.

“AAK-ja e Haradinajt dhe NISMA Socialdemokrate jo që nuk do marrin këtë shumë të përqindjeve, por nuk do mund të mbërrinë pragun e tyre, është pykëpyetje për këta dy parti se a do mund të hyjnë në grupin e partive parlamentare. 8.6% të votave ndoshta nuk mund t'i merr LDK e Abdixhikut, për koalicionin AAK-Nisma as që beson dikush prej qytetarëve se gjatë zgjedhjeve parlamentare do marrin 8.6% të votave. AAK-ja dhe Nisma mund të egzistojnë vetëm nëse koalicionojnë me partitë e fuqishme opozitare PDK-në dhe LDK-në, përndryshe do shkojnë në harresë”, përfundoi Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

Mehmeti: Ka gjasa që të ngelin tek 5% në luftë me pragun

Kurse, analisti tjetër, Faton Mehmeti vlerëson se përqindjet nuk janë të sakta, kjo pasi realiteti është ndryshe.

Ai në bashkëbisedimin e tij me “Bota sot” potencoi se AAK dhe Nisma janë parti të dështuara dhe vështirë se do kenë rritje.

Image

Faton Mehmeti

“Koha është treguesi më i mirë, kot u japin disa vetës shpresa, realiteti do i demantojë të gjithë ata që e mashtrojnë vetën dhe mundohen që edhe tek qytetarët ta bëjnë një gjë të tillë.

Nuk besoj se këto shifra janë të vërteta, s’dua të paragjykoj, por do të jetë shumë e vështirë që dy partitë, të dështuara tashmë të kenë ngritje. Ky edhe është qëllimi kryesor i tyre dhe me shpresën që VV s’do të arrijë 50% duke aluduar në një koalicion të mundshëm”, nënvizoi ai.

Madje, analisti tregoi deri në sa për qind mund të shkojë ky koalicion në zgjedhjet e ardhshme.

“Besoj se zgjedhjet e vërteta do të tregojnë tjetër rezultat, maksimumi 6%, më shumë nuk arrijnë bashkë. Ka gjasa që të ngelin tek 5% në luftë me pragun. Gjithsesi mbetet për t’u parë”, nënvizoi ai.

Read Entire Article