Sondazhi që na ‘habiti’ dhe vendosi këtë parti të parën/ Analisti me ironi: Do t’ia lehtësoi punën edhe Richard Grenellit të merret me Kurtin!

4 weeks ago 9
Reklamë

Një sondazh i ri i mbajtur në grupin në “Viber”, e ka nxjerr Lidhjen Demokratike të Kosovës si fituese të zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt të ardhshëm.

Në këtë sondazh, PDK-ja ka dalë e dyta, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje është renditur si e treta.

Pas publikimit të këtij sondazhi ka reaguar analisti Binak Maxharraj.

Ai ka ironizar me këtë sondazh duke ironizuar me një sondazh ku LDK del e para në zgjedhje, duke thënë se ky sondazh në këto zgjedhje do të bëjë mrekulli.

“Njëfarë grupi brenda web sajtit “Viber” e paska maru një sondazh. Në votim kanë marrë pjesë 760 aq sa ka banor një rrugicë e ndonjë fshati. Ky sondazh ka nxjerrë mrekullin duke e qit të parën LDK në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit që vjen, të dytën PDK dhe të tretën LVV.

Kjo është mrekullia e zgjedhjeve te ardhshme, kur dihet se në zgjedhjet e fundit Isa Mustafa e rrëzoi LDK në 12%. Kurse Lumir Abdixhiku me elikuencën dhe pamjen e tij e ngriti LDK në vendin e parë”, thotë ai.

Sipas tij, po të jetë LDK si parti e parë do të gëzoi dhe lehtësoi punën shumë Grenellit, për t’ia dhënë veriun Serbisë!

“Pra, LDK si parti e parë ne zgjedhjet e ardhshme me siguri do të gëzoi shumë dhe do t’ia lehtësoi punën edhe Richard Grenellit, sepse në LDK ka më së shumti Grenellista. Kjo do të thotë se do të kursej Grenellin te merret me Albin Kurtin duke bërë edhe njëherë “grushtshtet” në Kosovë.

Me këtë rast LDK e grenellistave do t’ia lehtësoi punën vetë Grenellit për t’ia dhënë veriun Serbisë, ashtu siç ia dhanë Çakorrin Malit të Zi.

Jemi në pritje të ndonjë sondazhi tjetër ku në zgjedhjet e ardhshme do ta nxjerrë të parën AAK e Ramush Haradinaj sepse i ngrati plasi për të ardhë në pushtet”, vijon ironia e analistit.

comment

Read Entire Article