Sonte në BBVK, Santianës do t’i vijë për vizitë surprizë i dashuri i saj i shumë përfolur

9 months ago 19

Sonte në BBVK, Santianës do t’i vijë për vizitë surprizë i dashuri i saj i shumë përfolur

Santiana Maloku, njëra nga banoret më aktive dhe shumë e komentuar, do të surprizohet nga i dashuri i saj.

Ajo kishte bërë bujë për shkak të afrimitetit që kishte krijuar me Bucin, duke ditur që dyte kishin lidhje jashtë shtëpisë.

Si Buci edhe Santiana kishin marrë mesazhe nga të dashurit e tyre, por dyshja kishin vazhduar lojën e tyre njëjtë si më parë.

Sonte, (e premte) gjatë spektaklit, Santianës do t’i vijë surprizë i dashuri i saj, tashmë shumë i përfolur, transmeton Klan Kosova.

Kjo do të jetë hera e parë që personi në fjalë do ta takojë Santianën, që prej kur ajo u bë pjesë e edicionit të dytë të BBVK. /Telegrafi/

Read Entire Article