Sot afati i fundit/ Tre prokurorë të tjerë kërkojnë të bëhen pjesë e SPAK. Deri tani shtatë kandidatura për tre vende vakante

1 year ago 15

Prokurorët Pali Deçolli, Bledar Maksuti dhe Anita Jella, kanë shprehur interes pranë KLP-së për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme pranë SPAK.

Kujtojmë se më herët kanë dorëzuar kandidaturën Prokurorja Sonila Muhametaj, Albert Kuliçi e pas tij edhe prokurori Olsi Dado.

Ndërkaq, prokurori Kreshnik Ajazi ishte aplikanti i tretë për postin e ngritjes në detyrë në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK. Afati i fundit për aplikime për tre vende vakante në SPAK është dita e hënë, 16 tetor 2023.

Read Entire Article