“Sot do shihni dy beteja, një në parlament një jashtë”, Noka pas mbledhjes: Opozita është e bashkuar, Rama nuk do gjejë më paqe

9 months ago 8

Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka, pas mbledhjes parlamentare të opozitës, në një deklaratë për media tha se do të ketë një përshkallëzim të protestave.

Si ç’kanë lajmëruar më parë, Rithemelimi do të jetë sot në një protestë para Kuvendit, por edhe brenda, pasi sipas Nokës do të ketë edhe aty një “betejë”, siç e quan ai.

“Situata e agravuar në mënyrë të vazhdueshme në parlament. Rama me lëvizjet që bën po kërkon ta nënshtrojë opozitën. Përjashtimi i vazhdueshëm i deputetëve dhe veçanërisht i 19 deputetëve, kërkon qasjen armiqësore të opozitës. Kemi vendosur të thërrasim një protestë për parlamentarizin, për drejtësinë dhe për Shqipërinë. Sot në protestë do jenë gjithë demokratët, gjithë deputetët e përjashtuar, edhe ne që nuk jemi akoma të përjashtuar do jemi brenda në parlament. Do shihni sot dy beteja, një në parlament dhe një jashtë. E vetmja forcë që ju jep ju informacion është opozita, opozita është e bashkuar dhe gjithçka është duke u zgjidhur. Opozita është e gjitha në aksion, po flasim për përshkallëzim të aksionit. Do na shihni të gjithë ne bashkë në ballë të çdo aksioni dhe çdo proteste, Rama nuk do gjejë më paqe. Shqiptarët meritojnë të kenë një qeverisje normale dhe dinjitoze”, tha Noka.

Top Channel

Read Entire Article