“Sot kalon vendimi për 6 mln euro”, Berisha-qytetarëve për Veliajn: Ta kapim për zverku…

1 year ago 44
Reklamë
12:32 15/09/2023

Në konferencën e kësaj jave me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha u ka kërkuar mediave të pasqyrojnë çdo mbledhje të këshillave bashkiakë.

“Të mos lejojnë mbajtjen e mbledhjeve të asnjë këshilli bashkiakë me dyer të mbyllura, kryetarët mafiozë të zgjedhur me vota të vjedhura duan të fshehin para qytetarëve krimet e tyre të vazhdueshme. U bëj thirrje mediave të përcjellin çdo mbledhje të këshillit bashkiak, u bëj thirrje qytetarëve të dalin në protesta në të gjitha format. Një këshill bashkiak është parlamenti lokal i atij qyteti, i asaj bashkie dhe duhet të ketë veprimtari transparente para qytetarëve të tij.“

Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për inceneratorin. Ai thekson se sot Veliaj kalon vendimin për t’i dhënë 6 mln euro të tjera kompanisë së tij për “djegësin”.

“Sot kalon vendimin për 600 mln lekë të tjera në kompaninë e tij me pronarë në letra Zoto dhe Mërtiri. 6 mln euro! Erion Veliaj çdo ditë që kalon është një akt-akuzë e rëndë për Skapin e partisë. Qytetarët duhet ta dinë se këto 6 mln euro, 430 mln lekë i ka marrë nga arsimi i fëmijëve, në buxhet i ka hequr. 130 mln lekë ka hequr nga Fondi i Emergjencës, këto pret kur skapistët marrin përsipër krimin e shëmtuar të amnistimit të tij. I çon te sipërmarrja e djegësit të tij.”

Ka një thirrje edhe për qytetarët.

Edhe njëherë uy bëj thirrje qytetarëvë, të përgatitemi për ta kapë për zverku dhe dërguar te dera e burgut, sepse nëse presim skapin, ju garantoj se ai do të bëhet dhe kryeministër i Shqipërisë në mendjen  e tij. Veliaj është mafiozi që vendosi të heqë dorë nga praktika e mëparshme e trajtimit të plehrave dhe të kalojë në djegie, është falsifikatori monstruoz.”/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article