Sot luan Kombëtarja, gazetari Erjon Todhe nga Moldavia: Sylvinho zhvilloi “stërvitje mashtruese”

11 months ago 26
12:27 17/11/2023

Me interes pritet ndeshja e sotme e Kombëtares Shqiptare që luan në Moldavi në orën 18:00.

Një ditë më parë, kuqezinjtë kanë zhvilluar një stërvitje, dhe lojtarët që u panë në fushën e blertë besohet se do të jenë pjesë e formacionit të sotëm.

Por gazetari i Tv Klan, Erjon Todhe, i cili ndodhet në Moldavi duke ndjekur nga afër zhvillimet e Kombëtares, thotë se stërvitja e djeshme konsiderohet si “stërvitje mashtrim” nga ana e trajnerit Sylvinho.

Që do të thotë se jo të gjithë futbollistët që ishin në stërvitje mund të jenë pjesë e formacionit të sotëm.

Pyetje: A pritet ndonjë ndryshim në formacionin e Kombëtares sonë?

Gazetari Erjon Todhe: Stërvitja e fundit dje ka qenë, me aq sa informacion kam marrë në momentet e fundit nga stafi i FSHF, ka qenë një stërvitje mashtruese e trajnerit Sylvinho, sepse u ka vënë jelekët disa futbollistëve që edhe mund të mos jenë të gjithë të pranishëm në formacionin titullar. Pra stërvitja e djeshme nuk ka treguar nëse do të jetë ai formacioni titullar apo jo, por stërvitja e djeshme ka shërbyer për të mbajtur në formë futbollistët. Kështu që sa i përket formacionit, do jetë formacioni që ka qenë në ndeshjen e fundit zyrtare, në atë me Çekinë, atij do t’i besojë sërish Sylvinho.

Pyetje: A ka interes nga moldavët për këtë ndeshje, po aq sa çka nga ana e shqiptërëve?

Gazetari Erjon Todhe: Nga vendasit nuk shikoj ndonjë interesim të mëdha, edhe pse federata ka bërë disa politika për të afruar tifozët në stadium, por kam parë një interesim të jashtëzakonshëm të shqiptarëve që kanë ardhur me autobus, me makinat e tyre, kanë ardhur nga shtete të ndryshme të Europës.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article