Sot në 17:00 seancë plenare! Gazetari jep detaje: Pritet tension dhe kaos. Ja çfarë do të njoftojë Kuvendi

1 month ago 27

Sot në orën 17:00 pritet që të mbahet seancë parlamentare. Gazetari Ergys Gjencaj në një lidhje live në News 24 tha se në këtë seancë pritet tension dhe kaos.

Gazetari u shpreh se në seancën e sotme, kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali do të lexojë vendimin për ndërprerjen e mandatit të Ervin Salianjit, pas dënimit të tij nga Gjykata e Apelit për “moskallëzim krimi”.

Ergys Gjencaj: Pritet të kemi tension dhe kaos në këtë seancë, pasi opozita ka thënë se nuk do të jetë pjesë e jetës parlamentare. Seanca zhvillohet pas të ashtuquajturës ‘Javë e gjelbër’. Pika kryesore e parlamentit është që Spiropali të njohë Kuvendin me vendimin për ndërprerjen e mandatit të deputetit Ervin Salianji.

Kuvendi do bëjë njoftimin zyrtar për dënimin e Salianjit. Kjo pritet ta sjellë edhe tensionimin në seancën parlamentare. Më pas Kuvendi do të njoftojë KQZ dhe KQZ më pas në bazë të listës emërore, me gjasa do t’i japë mandatin e deputetit, Andrea Manos.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article