Sot Parlament, opozita ka paralajmëruar për bllokim të seancës

11 months ago 48
08:21 02/11/2023

Parlamenti do të mblidhet sot në orën 10:00 për të diskutuar çështje të rendit të ditës dhe për të votuar projektligjet e parashikuar.

Në pikat e rendit është parashikuar që në nisje një interpelancë e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi e kërkuar nga deputeti socialist Nasip Naço.

Por opozita ka paralajmëruar një ditë më parë se edhe seancën e sotme plenare nuk do ta lejojë që të zhvillohet.

Njësoj siç veproi seancën e të hënës, ashtu dhe nëpër komisionet parlamentare gjatë kësaj jave, deputetët e opozitës do tentojnë bllokimin e seancës plenare.

Opozita thotë se këtë sjellje e kanë të imponuar nga mazhoranca që nuk respekton të drejtat kushtetuese të pakicës parlamentare.

Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se “për sa kohë nuk lejohet funksionimi i opozitës, nuk do të ketë veprimtari normale të jetës parlamentare”.

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article