Sot pritet vendimi për masën e sigurisë ndaj Berishës dhe vendimi për vulën e PD-së

9 months ago 6
08:22 27/12/2023

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të vendosë sot për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, nëse do të ashpërsohet ose jo.

SPAK ka kërkuar nga detyrim paraqitje masën e arrestit të shtëpisë ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Seanca e djeshme u shty pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me kërkesën dhe pretendimet e SPAK që argumenton se Berisha nuk zbatoi masën e parë, atë të detyrimit për t’u paraqitur.

Për këtë arsye, vendimi nëse do të ketë zëvendësim mase pritet të merret sot në orën 11:00.

SPAK kërkon arrest shtëpie nën mbikëqyrje policore dhe ndalimin e çdo lloj komunikimi të tij me persona të tjerë përveç atyre që jetojnë me të në të njëjtën banesë.

Ndërkohë, po ditën e sotme pritet edhe vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën e Partisë Demokratike dhe pritet protestë nga opozita përpara kësaj gjykate.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article