Sot protesta e opozitës dhe mbledhja e Këshillit të Mandateve, Berisha mbërrin në selinë e PD

10 months ago 20

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar në selinë e PD-së, në një kohë kur pritet të pas disa minutash të nisë protesta e opozitës.

Berisha nuk ka dhënë asnjë koment për gazetarët, ndërsa iu kujtoi atyre që të ndjekin konferencën e tij për media në orën 11:00.

Sakaq, opozita do të protestojë në orën 11:30 para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa në 12:00 do të nisë mbledhja e Këshillit të Rregullores, ku do të diskutohet për imunitetin e Berishës, për të cilin SPAK kërkon një masë ‘arrest me burg’ ose ‘arrest shtëpie’ për çështjen e ish-kompleksit Partizani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article