Sot samiti BE – Ballkani Perëndimor

10 months ago 23
08:16 13/12/2023

Në Bruksel zhvillohet sot samiti mes Bashkimit Euroopian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Rama ndodhet tashmë në Bruksel për të marrë pjesë në këtë samit që i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian dhe që do të diskutojë për hapjen e kapitujve të negociimit.

Deri tani, të gjitha vendet përveç Greqisë kanë aprovuar mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Greqia kërkon lejimin e betimit të Fredi Belerit si kryebashkiak në këmbim të votës pro.

Vetë kryeministri në Kongresin e PS javën e shkuar tha se nuk do të ketë asnjë shqetësim nga ana e qeverisë shqiptare pavarësisht se cili do të jetë vendimi për këtë çështje. /tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article