Sot Samiti i komunitetit politik europian në Spanjë, 47 liderë bëhen bashkë, mes tyre dhe Rama! Osmani dhe Vuçiç pritet të ulen në një tavolinë

11 months ago 23
Reklamë

47 liderë evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Granada të Spanjës në samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Të pranishëm do të jenë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në deklaratën që pritet të publikohet në fund të samitit do të nënvizohet “shtimi i përkushtimit për zgjerimin e Bllokut”.

Liderët e BE-së do të theksojnë se zgjerimi “është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet në kontinent”.

Deklarata e publikuar nga disa media thekson se “Duke shikuar drejt një unioni më të zgjeruar, si BE-ja ashtu edhe vendet e ardhshme anëtare, duhet të bëhen gati”.

Një vëmendje të veçantë në këtë samit do të ketë situate e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Olaf Sholz, kancelari i Gjermanisë ka deklaruar se është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje paqësore. Sipas mediave pritet që liderët evropianë të ulin në një tryezë presidentët e dy vendeve, Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç.

Read Entire Article