Sot seanca e radhës për Berishën në GJKKO, por edhe mbledhja e Kryesisë së PD. Çfarë pritet

11 months ago 9
10:06 25/10/2023

Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha do të zhvillohet këtë të Mërkurë në orën 14:30. Ky vendim erdhi pas kërkesës së avokatëve të tij mbrojtës për t’u njohur me aktet dhe dosjen e akuzave që rëndojnë ndaj Berishës lidhur me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.


Sot pritet po ashtu që të dorëzohet zyrtarisht me shkresë kallëzimi i avokatëve të Berishës për gjyqtaren e çështjes Irena Gjoka.

“Së pari avokatët kanë pretenduar se përpos kallëzimit penal ndaj gjyqtares së çështjes, i kanë kërkuar në seancë gjyqësore edhe dorëheqjen nga kjo çështje. Sipas Gjykatës, nga ana tjetër, është thënë se kjo kërkesë është bërë verbalisht nga avokatët gjatë seancës dhe nuk është dorëzuar zyrtarisht, gjë që pritet sot. Më pas hidhet në short dhe të shqyrtohet nga kryetari i Gjykatës”, raportoi gazetarja e Klan News Glidona Daci.

Daci thekson se deri në shqyrtimin e këtij kallëzimi, seanca e ditës së sotme do të drejtohet nga gjyqtarja Gjoka.

Lidhur me dhëndrin e Berishës Jamarbër Malltezi i cili aktualisht është i arrestuar për këtë aferë, mbetet për t’u provuar nëse ai zotëron pasuri që nuk janë deklaruar.

Është sqaruar dhe një tjetër pozicion, nuk është Jamarbër Malltezi subjekti i deklarimit të pasurisë, por është bashkëshortja e tij Argita Malltezi e cila ka pasur për detyrë të deklaronte çdo të ardhur apo të paguante detyrimet tatimore. Pasuritë e saj do duhet të deklarohen në organet kompetente, për të shmangur paqartësitë me procesin gjyqësor”, theksoi Daci.

Nga ana tjetër në selinë blu do të mblidhet dhe Kryesia e PD-së. Sipas gazetarit Enkel Xhangoli, do të zhvillohet disa mbledhje të strukturave drejtuese duke marrë parasysh situatën e krijuar.

Në fokus të diskutimeve do të jetë situata brenda partisë dhe aksioni opozitar në Parlament. Kujtojmë se në konferencën e djeshme Berisha nuk përjashtoi mundësinë edhe për protesta të mëtejshme./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article