“Sot u miratua buxheti më i madh në 32 vite”, Çuçi: Më vjen keq që PD foli me tymuese

10 months ago 21
10:39 20/11/2023

Kreu i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi u shpreh sot për gazetarët se e vetmja gjë që e rëndësishme në këtë seancë plenare është miratimi i buxhetit më të madh në 32 vite.


“E vetmja e re sot edhe që shqiptarët besojnë e kanë pasur dhe e kanë vëmendjen është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e këtyre 32 viteve. Janë 7 mld euro që është dyfishi i buxhetit të 2013-ës.”

Ai u shpreh i keqardhur që lufta brenda PD-së e ka hequr fokusin nga çështjet me interes për qytetarët shqiptarë.

“Më vjen keq që lufta e brendshme në PD ka bërë që të jenë të shkëputur nga interesi i shqiptarëve. Sot që duhet të jepnin alternativat, folën me tymuese. Sot pamë të njëjtin skenar, për fat të keq që besoj unë shqiptarët nuk do duan ta shohin më shumë. E vetmja gjë që duhet tu ngelë në mendje shqiptarëve është buxheti i cili ka akorduar 400 mln euro plus për rritjen e pagave”,  tha Çuçi./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article