Sot zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike/ Basha përballë Hanit! Votuan 7251 anëtarë deri në 11:30

1 year ago 42
Reklamë

Partia Demokratike mban zgjedhjet për kreun e ri këtë të shtunë, ndërsa janë dy kandidatë në garë, Lulzim Basha dhe Gjergj Hani.

Procesi i votimit ka nisur në orën 8:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00 të mbrëmjes. Anëtarët që do të votojnë në 71 qendrat e votimit duhet të paraqesin kartën e identitetit dhe kartën e anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Numri i anëtarëve që pritet t’u drejtohen sot kutive të votimit është reduktuar në më pak se 1/3 krahasuar me zgjedhjet e fundit të vitit 2021 në PD, nga rreth 75 mijë anëtarë demokratë, në 25 mijë, teksa në 12 qarqe janë përgatitur 71 qendra votimi.

Kandidati Gjergj Hani votoi sot në orën 10.00 tek zyrat qendrore të PD, ndërsa Lulzim Basha pritet të votojë në orën 11.00 pranë zyrave të degës nr. 8 në Tiranë.

Kreu i Komisionit Zgjedhor të PD-së, Jemin Gjana në një deklaratë për shtyp një ditë më parë, u bëri thirrje demokratëve që të dalin të votojnë për kreun e ri të PD-së.

“Janë shpërndarë materialet e votimit në të gjitha degët e PD. I ftoj të gjithë demokratët të bëjnë pjesë e këtij votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike. 19 degë janë marrë ambiente me qira për të zhvilluar votimin”, tha Gjana.

Kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi mblodhi Këshillin Kombëtar dy net më parë, ku vendosi anulimin e zgjedhjeve të 29 korrikut, por ishte grupimi tjetër i Bashës që doli në kundërshti me këtë vendim.

Një ditë më parë grupimi Bardhi çoi në gjykatë çështjen e PD-së, duke depozituar vendimin e Këshillit Kombëtar për anulimin e zgjedhjeve, pezullimin e Kryesisë dhe kërkesën për çregjistrimin e Lulzim Bashës që vijon të jetë kryetar i PD-së në regjistrin e partive politike.

Nga ana tjetër, Kryesia e PD-së disa ditë më parë i hoqi vulën Bardhit dhe ia kaloi sekretarit Ligjor, Indrit Sefës.

Kjo situatë brenda partisë rrit mundësinë e një tjetër përballjeje në gjykatë, në kushtet kur ende Gjykata e Shkallës së Parë nuk është shprehur me një vendim se kujt i përket partia, “Rithemelimit” të drejtuar nga Sali Berisha apo grupit tjetër.

Top Channel

Read Entire Article