Sot zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike/ Lulzim Basha përballë Gjergj Hanit

1 year ago 19
Reklamë

Partia Demokratike mban zgjedhjet për kreun e ri këtë të shtunë, ndërsa janë dy kandidatë në garë, Lulzim Basha dhe Gjergj Hani.

Numri i anëtarëve që pritet t’u drejtohen sot kutive të votimit është reduktuar në më pak se 1/3 krahasuar me zgjedhjet e fundit të vitit 2021 në PD, nga rreth 75 mijë anëtarë demokratë, në 25 mijë, teksa në 12 qarqe janë përgatitur 71 qendra votime.

Dy kandidatët e një gare të cilësuar me fitues të paracaktuar në PD-në e vulës të copëzuar në dy pjesë, do të votojnë në selinë me qira, pasi shtëpinë e demokratëve e ka marrë joligjërisht grupimi i tretë, ai i “Rithemelimit”.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi mblodhi Këshillin Kombëtar dy net më parë, ku vendosi anulimin e zgjedhjeve të 29 korrikut, por ishte grupimi tjetër i Bashës që doli në kundërshti me këtë vendim dhe njoftoi detajet e organizimit të procesit të votimit.

Top Channel

Read Entire Article