Spahiu për skandalin e RTK: Adi Krasta duhet të bëhej palë me gazetarët e dorëhequr dhe jo me partinë

1 month ago 7
Reklamë

Debati që shpërtheu në Kosovë rreth lajmeve të rreme të prodhuara nga një portal boshnjak dhe më pas të transmetuar nga RTK, ku sulmoheshin mediat në drejtim të gazetarëve Berat Buzhala dhe Ilir Mirena, kritikë të Albin Kurtit, se financohen nga Beogradi, ka sjellë reagime të shumta në Kosovë.

3 anëtarë të bordit janë dorëhequr, ndërsa janë adresuar kritika në drejtim të zv.drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, gazetari Adi Krasta, i cili nuk është bërë palë me gazetarët e tjerë, për tu rreshtuar kundër publikimit të lajmit.

Në një intervistë për Report Tv, juristi Kreshnik Spahiu thotë se Krasta duhej të bëhej palë me gazetarët e dorëhequr dhe jo me partinë në pushtet që është Vetëvendosja.

Është gjetur dhe protagonisti i medias shqiptare Adi Krasta, gazetari i njohur, për shkak të pozicionit të tij të zvdrejtorit të Përgjithshëm në RTK dhe kjo ka kulmuar shkak të debatit në vigjilje të zgjedhjeve. Krasta pritet të jetë drejtor. Është vënë në qendër të kritikave nga kolegët e tij do të kishte qenë e këshillueshme që Adi Krasta të ishte distancuar nga ky konflikt. Duhet të ishte bërë palë me gazetarin dhe kolegët e tij dhe jo partinë Vetëvendosje.

Gjithë debati është adresuar në kritikat që ka pasur për të reaguar. Ka një rreshtim në këtë debat të madh profesional në të cilin të gjithë gazetarët janë rreshtuar kundër, politikës kundër qeverisë. Ky lajm më pas është përdorur nga Kurti për të sulmuar dy gazetarët. Krasta duhet të reflektonte që ky lajm nuk duhet të ishte dhënë dhe të kishte hapësirë në Tv e Kosovës. Krasta duhet të rreshtohej me gazetarinë. Do kisha dashur ta kisha parë në anën profesionale.’- tha Spahiu.

Read Entire Article