SPAK i kufizon komunikimin Berishës/ Sula: Kërkesë e tepruar, drejtimi nga shtëpia, i vështirë. Burimi: Ish-kryeministri do të vijojë betejën me…

9 months ago 18

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula i ftuar në studion e News24 ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestin në shtëpi të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai u shpreh se kjo kërkesë e SPAK është e tepruar, duke iu referuar udhëzimit për ndalimin e komunikimit të Berishës me personat jashtë familjes.

Sipas tij Berisha është në të drejtën e vetë personale për të ushtruar aktivitetin politik për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë, por do ta ketë të vështirë drejtimin me kufizimet e kërkuara ndaj tij.

Nga ana tjetër analisti Genc Burimi është shprehur se Berisha është ende i pafajshëm dhe se ai do të vazhdojë luftën e tij politike, duke përdorur mjetet digjitale sipas tij.

Edhe pse në arrest shtëpiak, Burimi u shpreh se Berisha do të vijojë të mbetet kreu i mbështetësve të tij dhe se ngërçi i vetëm mund të qëndrojë te përfaqësuesi i tij në terren.

Sula:
Kërkesa e SPAK është e tepruar, duke marrë parasysh që nuk i lejohet komunikimi me personat jashtë familjes. Berisha është në të drejtën e vetë personale për të ushtruar aktivitetin politik për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë.

Nuk i di mjetet që do të përdorë Berisha për të patur komunikim me PD-në. Duhet të jemi të sinqertë, me kufizimet që ka është shumë e vështirë për të drejtuar partinë nga shtëpia nën arrest.

SPAK për mua është një institucion për t’u vlerësuar dhe që duhet inkurajuar, por s’mund të kem iluzione për të thënë se ka përmbushur detyrën plotësisht për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta.

Burimi:
Askush nuk është fajtor pa një vendim të formës së prerë. Berisha është ende i pafajshëm dhe do të vazhdojë luftën politike pa një vendim të formës së prerë. Një vendim të tillë e shoh me Trump-in në SHBA. Mjetet Berisha i ka, Facebook e ka.

Ngërçi është se kush mund të jetë mëkëmbësi i Berishës në terren, mund të jetë Noka, Bardhi apo Këlliçi ndoshta. Por ai mbetet kreu. Në kushte të tilla, kur liderët janë në procese gjyqësore galvanizohet më tepër elektorati përreth tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article