“SPAK jo i vetëm kundër korrupsionit”, Braçe: Qeveria të jetë më agresive, duhet luftë e brendshme që vetëpastron degët e ekzekutivit

9 months ago 9

Mos u keqkuptoni, K-ë është njësia matëse e pëlqimeve në Instagram, Facebook, Tik Tok, etj.

Ka njerëz që gjithë diten e rrotullojnë rreth K-ve, nuk rrojnë dot pa K-të.

Për shembull, të flasësh për Big Brother tani të bën me K-ë, dominon; ta sulmosh, ta shash si produksion apo secilin aty, të hapësh polemika, madje edhe t’ja fusësh kot pa e parë, ta mbështesësh, vlerësosh, analizosh, etj, të mbledh K-ë; madje dëgjova që këta që flasin apo bëjnë video me imazhe nga BB, marrin K-ë edhe më shumë se vetë profilet e BB në ditët e javës.

Por ka edhe një fenomen tjetër;

Të flasësh për SPAK, të grumbullon plot K-ë; ta sulmosh si ai majë ballkoni, ta shash si ata poshtë ballkoni, të gënjesh e shpifësh rreth tij por edhe një për një për anetarët e tij, të grumbullon K-ë; por edhe ta mbrosh, mbështesesh, vlerësosh-edhe me siku, të grumbullon K-ë;

Madje madje po zhvillohet edhe një fenomen i rendësishëm, deformues-të kërcënosh me SPAK, “do të të çoj në Spak”, “ta tregoj unë në SPAK”, “ke për ta parë ti në SPAK”-përhapur gjerësisht mes politikanësh e operatorësh ekonomikë, madje duke bërë video nga dera në oborr e SPAk, tërësisht pa asnjë lidhje me SPAK e veprimtarinë konkrete të tij, sidomos kur në jetën e kërcënuesit është në mes një kontratë pune apo shërbimesh, mallrash, të grumbullon K-ë, por jo në rrjet, në lekë!

Shikoni;

SPAK është një institucion jetik, instrument i domosdoshëm në një vend ku korrupsioni funksionon si kulturë ekonomike, pasurimi.

Institucion drejtësie.

Thënë këtë SPAK ka nevojë për mbështetje institucionale që rrit pavarësinë nga politika, biznesi dhe çdo fenomen kriminal që funksionon e sfidon në këtë vend; mbështetje që rrit kapacitet për punë në goditje të rasteve konkrete pas të cilave shteti-në çdo dimension çlirohet, merr frymë lirisht, shërben në mënyrë gjithpërfshirëse!

Nuk ka nevojë për K!

Në anë tjetër, Spak nuk duhet të jetë i vetmi kundër korrupsionit; Qeveria-Qeverisja duhet ta ketë punë të përditshme luftën kundër korrupsionit. Jam i kënaqur me vlerësimin e djeshvm të Transparency International, rritja me 1 pikë është e rëndësishme, pas vitesh stanjacion. Por jemi mbrapa akoma, duhet më shumë punë.

Qeveria duhet të jetë edhe më shumë agresive kundër tij, me më shumë përgjegjshmëri, përgjegjësi, transparencë, përfshirje, konkurrence-gare, ndëshkueshmëri në këtë nivel egzekutiv; duhet të jetë këtu një luftë e brendshme që vetëpastron degën ekzekutive e i jep asaj edhe më shumë integritet!

Top Channel

Read Entire Article