SPAK kërkesë në Kuvend për heqjen e lirisë për të, reagon Sali Berisha: I qëndroj 100% faktit se…

10 months ago 15

Berisha: Në vitin 2012, Sali Berisha ka dërguar në Parlament abrogimin nga Kushtetuta të çdo lloj mbrojtje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe ky amendament është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga Edi Rama dhe është lejuar vetëm hetimi i deputetëve. Unë kam deklaruar para jush se jam i gatshëm ta miratoj edhe vetë. Nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e Gjykatës dhe SKAP-it nuk kam pranuar se është shkruarje e Kushtetutës. Unë kam refuzuar të zbatoj një urdhër antikushtetues nga një gjykatës e shkarkuar nga unë në vitin 1996 dhe që e fsheh këtë fakt. Sa i përket konsistencës sime ndaj propozimit të vitit 2012, ajo qëndron plotësisht. Unë jam që deputetët të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytetarët në Kushtetutë dhe unë do ta lexoj shkresën më me hollësi dhe jam 100% dakord. Nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Kam mbrojtur Parlamentin, nuk kam mbrojtur Sali Berishën. E votoj që nesër nuk kam asnjë kundërshtim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article