SPAK kërkoi arrest shtëpie me mbikëqyrje policore, Berisha: Ajo kërkesë më ka pëlqyer shumë

9 months ago 8
13:27 28/12/2023

Kryedemokrati Sali Berisha thotë në një konferencë për mediat se i pëlqen kërkesa e SPAK për masën ndaj tij “arrest me burg” me mbikëqyrje policore pa lejim komunikimi me të tjerë, përveç se me ata që jeton. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka dhënë edhe arsyet pse i pëlqen kjo kërkesë duke thënë se sipas tij, tregon se cili është Edi Rama dhe që kjo për të është dëshmi e tmerrit që ka kryeministri Rama ndaj tij.

Pyetje: Ka një kuriozitet të madh edhe pas deklaratës tuaj të bërë ditën e djeshme se “nuk do të ketë formë që do të ndalë komunikimin me simpatizantët edhe pse vendimit që do të marrë gjykata”, si do të realizohet kjo nëse gjykata vendos “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore dhe ndërprerje e komunikimeve me të tjerë?

Sali Berisha: Ajo kërkesë më ka pëlqyer shumë sepse ajo kërkesë tregon më shumë se çdo gjë tjetër 2 gjëra: Së pari, se cili është Edi Rama, bastard pasardhës i një xhelati që në pamje ishte artist, por që firmoste varjen e poetit për fjalën e lirë, Havzi Nelën. Në këtë aspekt, askush më shumë se unë nuk e ka përdorur këtë akuzë ndaj Edi Ramës.

Arsyeja e dytë që mua më ka pëlqyer është se është dëshmia e tmerrit që ai ka nga unë dhe kjo më pëlqen. Unë nuk kam pasur qëllim tmerrin, por betejën dhe nëse beteja që i bëj unë, i kall tmerrin, ok, le të tmerrohet. Përbën një arritje reale të opozitës shqiptare me këtë akt. Kush janë të drejtat e Sali Berishës dhe çfarë mund të bëjnë xhelatët e këtyre të drejtave, koha do të tregojë. /tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article