SPAK ngre ‘stekën’ e goditjes, a duhen zgjeruar burgjet?!

10 months ago 22
Reklamë

Nga Jakin Marena

Kemi një shumëfishim të goditjes nga ana e SPAK të personave të korruptuar dhe të lidhjeve me krimin në Shqipëri, të cilët kanë përfituar para në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe drejtpërdrejt nga arka e shtetit shqiptar.

Për herë të parë në këto 32 vite pos-komunizëm drejtësia e re e ka ngritur ‘stekën’ e goditjes së elementëve të korruptuar, duke vënë nën hetim për abuzim me pushtetin zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, të cilët kanë ushtruar funksionet e tyre gjatë tërë këtyre viteve.

Goditja që në krye të herës nga ana e SPAK-ut u dha në drejtim të zyrtarëve të lartë të qeverisjes aktuale, dhe për pasojë janë dërguar para drejtësisë dhe kanë marrë dënimin dy ish ministra të kësaj qeverie.

Ndërsa kanë provuar prangat deputetë dhe ish zyrtarë të lartë, ish kryetarë bashkie socialistë dhe është në kërkim, pasi është arratisur, një ish zv.kryeministër, Bëhet fjalë për ish numrin dy të qeverisë shqiptare, Arben Ahmetaj. Të gjithë të akuzuar për korrupsion apo shpërdorim detyre.

Dhe si ‘qershia mbi tortë’ për t’i dhënë një dimension real drejtësisë së re për dhënien fund të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë të kapur në korrupsion, është dhe arrestimi i Jamarbër Malltezit, dhëndërrit të ish kryeministrit Sali Berisha, për aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv “Partizani” për pastrim parash. Eshtë në burg Abi. Ndërkohë që vjehrri i tij Sali Berisha është nën hetim për korrupsion pasiv, me masë sigurie ‘detyrim paraqitje’ 2 herë në muaj në Gjykatën Speciale.

Dhëndri Malltezi, nuk ka justifikuar paratë e fituara, janë deri më tani publike 5.4 milionë euro të përfituara nga një ‘bythë’ vend si pasojë e trashëgimisë te “Partizani”, megjithëse italianët që para luftës botërore i kanë dëmshpërblyer ish pronarët që morën sërish dëmshpërblim nga ish kryeministri Berisha, tashmë jo me napolona floriri por me sipërfaqe trualli në zemër të Tiranës.

Read Entire Article