Spektakël nga AF Elbasani e Bylis në kategorinë e parë

10 months ago 15
22:17 21/12/2023

Rreth 6 mijë tifozë mbushin stadiumin ‘Elbasan Arena’, interes më i lartë se në superligë  

Bylis është kampion dimri në Kategorinë e Parë. Ballshiotët barazuan 2-2 në supersfidën e javës së fundit të kampionatit në këtë vit kalendarik përballë Elbasanit.

Një sfidë ku përveç spektaklit dhe katër golave u karakterizua nga entuaziasmi i tifozëve. Rreth 6 mijë tifozë mbushën shkallët e stadiumit ‘Elbasan Arena’, duke treguar interesin e lartë për këtë 90 minutësh.

Numër i konsiderueshëm për një sfidë të këtij niveli, për të tejkaluar edhe ato të tifozëve që ndjekin sfida të Superligës. Entuaziasmi për këtë barazim ishte i jashtëzakonshëm edhe në rrugët e qytetit të Elbasanit.

Dhjetëra tifozë festuan pikën e marrë ndaj Bylisit. Dy skuadrat ndajnë vendet e para dhe të dyta, pozicione që në fund të kampionatit të garantojnë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.

Klan News



Të ngjashme

Read Entire Article