Spiropali për opozitën: Ata ndezin zjarr në Kuvend, ne ndezim drita në qytetet e vendit

10 months ago 7
11:46 08/12/2023

Në fjalën e saj sot në Kongresin e Partisë Socialiste, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali u ndal dhe tek veprimet e fundit të palës opozitare në sallën e Kuvendit.


Spiropali theksoi se “teksa PD ndez zjarr në Parlament, mazhoranca ndez drita në qytetet e Shqipërisë”, duke shtuar se ata e kanë humbur shpresën vetjake.

“Nuk na pengon të shihemi sy ndër sy tymi i flakadanëve, por janë zgjedhjet e ndryshme, Ne ndërtojmë dhe duke shuar zjarret e tyre. Jemi bashkarisht në një sallë parlamenti por jemi vite dritë largë, janë të paaftë që të ndryshojnë e të shndërrohen në alternativë. E kurdisin sahatin e tyre me akrepat e ’97-ës. Teksa ato ndezin zjarr në sallën e Kuvendit ne ndezim dritat në qytetet e Shqipërisë, nga Shkodra në Sarandë. Ata kanë humbur shpresën vetjake. Sfida jonë është një terësi betejash të përditshme që nuk kanë asnjë alternativë tjetër veçse të fitojmë në mënyrë të njëpasnjëshme. Ndryshe prej tyre ne kemi lirinë për tu ndryshuar, korrigjuar, mësuar nga gabimet. Ata mbeten viktima të gabimeve të përsëritura. Asnjë lider tjetër sa Rama dhe organizatë tjetër politike nuk është treguar kaq e aftë dhe kaq këmbëngulëse në praktikën e vetëkorrigjimit. Sfida ynë është tërësi betejash të përditshme, të fitohen në mënyrë të njëpasnjëshme. Kjo sfidë kërkon reforma e vazhdueshme, në parti, qeveri e administratë. Një proces që duhej të ndodhte dje, siç ka ndodhur, dhe duhet të ndodhë është nesër, edhe më fort”, tha Spiropali./tvklan.al 


Të ngjashme

Read Entire Article