Spiropali takohet me Mogherinin: Anëtarësimi në BE, prioriteti numër një i Kuvendit

2 hours ago 24

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një takim me Rektoren e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini.

Spiropali u shpreh se, si një objektiv strategjik kombëtar, anëtarësimi në BE është prioriteti numër një i Kuvendit, si udhëheqës i procesit të integrimit europian.

“Hapja e Kolegjit do të thotë shumë për Shqipërinë dhe progresin tonë drejt bashkimit me familjen evropiane.”

Mogherini informoi Kryetaren Spiropali se kanë bërë një punë shumë të mirë me 32 studentët nga 21 kombësi të ndryshme si dhe vlerësoi mbështetjen e Kuvendit për rritjen e kapaciteteve.

Mogherini shprehu kënaqësinë për të patur një sesion mes nxënësve të Kolegjit të Evropës dhe Kryetares së Kuvendit në fushën e integrimit europian.

Read Entire Article