Sporti nderon “yjet” e vitit! Rama: Investimet do të vijojnë

10 months ago 17
21:51 16/12/2023

Në një mbrëmje gala nën siglën yjet e sportit, Komiteti Olimpik Shqiptar nderoi me çmime të gjithë sportistë dhe trajnerë që kanë patur arritje dhe medalje jo vetëm për vitin 2023. Vlerësimet kanë qenë për sportistë dhe atletë nga të gjitha disiplinat, por për presidentin e KOKSH, Fidel Ylli, arritjet e sportistëve shqiptarë nuk do të kishin ardhur pa mbështetjen ligjore.

“Qeveria shqiptare, parlamenti shqiptar ka bërë një nga ligjet më të mira në botë. Është futur në ligj që çdo sportist elitar, përveç shpërblimit, shkon në universitetin e Sporteve, shkon në universitetin e Policisë”.

Briken Çalja dhe Erkand Qerimaj, Luiza gega dhe Izmir Smajlaj, e shumë sportistë të tjerë u nderuan për medaljet dhe arritjet e tyre. Një moment i veçantë ishte ai i çmimit për trajnerin e kombëtares Sylvinho.

“Besoj që sukseset e paimagjinueshme, siç është ky i kombëtares të një pjese të rëndësishme të atyre që janë sot të pranishëm dhe ju kërkoj ndjesë për të mos i përmendur emër për emër, janë po ashtu rezultat jo vetëm i një pune të jashtëzakonshme dhe i një ambicie dhe dëshire të madhe për t’ia dalë të një individi, por edhe pikërisht i krijimit të një fryme skuadre siç ndodh me Federatën Shqiptare të Futbollit, sot edhe me Komitetin Olimpik Shqiptar për të mbështetur sportistët, për t’iu dhënë atyre të gjitha mundësitë që të fokusohen tek objektivat e tyre”, tha kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se do të vijojnë investimet në sport dhe se do ketë bashkëpunim të plotë me Federatën Shqiptare të Futbollit, në prag të Europianit të Gjermanisë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article