Stabiliteti i Qeverisë dhe hapja e Urës së Ibrit, analistët komentojnë zhvillimet e fundit: Kurti ka...

1 month ago 12
Reklamë

Disa po thonë se ura e Ibrit duhet të hapet, disa të tjerë po thonë se një veprim i tillë do të sjellë konflikte.

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me bindje të plotë po thotë se ura do të hapet, madje në urën e Ibrit ka nisur pastrimi dhe mirëmbajtja e saj.

Derisa, edhe ministri Xhelal Sveçla, ka thënë se hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër nuk është çështje e dialogut.

"Kjo është çështje e mbyllur në vitin 2016. Nuk është çështje e dialogut fare. Kjo është çështje e të drejtës për tu hapur dhe po ashtu është një çështje e një vendimi(të kuvend komunal të Mitrovicës së Veriut)", tha ai.

Por, a do të ishte një fund apo një fitore për Kurtin?

Raci: Momenti për hapjen e saj ka qenë para shumë vitesh, më së paku para 8 vjetëve

Analisti Gazmir Raci, në një përgjigje për “Bota sot”, ka rikujtuar se në planin e BE-së të vitit 2016 ishte edhe hapja e kësaj ure.

“Plani i BE-së i vitit 2016 për zbatimin e marrëveshjes së vitin 2015 për Urën e Mitrovicës:

1. Hapja do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë dhe do të kontribuojë shumë në lehtësimin e kontakteve ndërmjet të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së veriut dhe jugut dhe kështu do të kontribuojë në shkëmbime dhe mirëkuptim.

2. Ura do të hapet për këmbësorë dhe vetura në dy drejtimet”, thuhej në marrëveshje e asaj kohe.

Hipotetikisht, për fundin e Kurtit me këtë veprim, Raci thotë se fundi i ndonjërit politikan bëhet vetëm me procese demokratike.

“Kurse sa i përket fundit të ndonjërit politikan kjo është e qartë që vetëm përmes proceseve demokratike dhe zgjedhjeve të lira një politikan e fiton ose e humb mbështetjen e qytetarëve.

Kryeministri Kurti ka marr 51% herën e kaluar dhe ka mandat të plotë për të vendosur rend e ligj në gjithë territorin e Republikës.

Momenti për hapjen e saj ka qenë para shumë vitesh, më së paku para 8 vjetëve. Tash mund të thuhet vetëm që jemi vonë”, nënvizon ai.

Image

Analisti Gazmir Raci

Maraj: Hapja apo zhurmë për hapje e Urës së Ibrit

Analisti Milazim Maraj thotë se Kurti po e bën këtë me tupan si dikur Haradinaj rrugën për Malin e Zi duke shtuar se ai po e përdor këtë pasi edhe vendi jonë është në prag ët zgjedhjeve të rregullta, d.m.th. për çështje elektorale.

“Deklarimi i kryeministrit të Kosovës për hapjen e urës së hapur të Ibrit është më shumë zhurmë se hapje. Kjo zhurmë bëhet për zgjedhje në Kosovë për të cilat u bënë shumë fizkultura të pakuptimta deri në kufi të qesharakes, në mes të pozitës dhe opozitës. Të bëhen zgjedhje të parakohshme tani nuk pajtohen për datën e zgjedhjeve në kohë. Lëvizjet mikroskopike të Kurtit për Kosovën janë më shumë ngacmime të imta të elektoratit të Kosovës në prag të zgjedhjeve se sa shtrirje e sovranitetit në Kosovë.

Çka pati nevojë të shtrohet kjo çështje për hapjen e urës?

Kush i doli në rrugë dikujt ta ndajë në këtë rrugë që të mos kaloj në këtë urë?

Rruga dhe ura ishin të hapura, kalohej pa problem. Por për ta bërë me tupan si AAK rrugën për në Mal të Zi dhe pastaj më përfundimin e tupanëve të përfundoi edhe çështja e rrugës pa u bërë fare me arsyetimin se nuk do të prishim marrëdhëniet më SHBA-në dhe BE-në. 

Ky farë testimi i urës sa mbanë peshë është një mundësi rezervë për kryeministrin që nëse nuk arrihet hapja të mbetet si variant që ura nuk mbanë peshat e rënda dhe kalohet mbi Ibër përmes të urës tjetër si deri tani”, thotë ai.

Image

Analisti Milazim Maraj

Sipas tij, kjo është e drejtë e secilit shtet, por ai shtron pyetjen se a përputhet me projektet gjeostrategjikë te aleatëve tonë

“Por a është kjo hapje e urës apo dërgim në Bruksel për bisedime edhe kjo çështje për hapjen e urës?

E drejta për hapjen e urës në shtet të vet është e drejtë juridike dhe morale.

Por kjo e drejtë a përputhët me projektet gjeostrategjikë te aleatëve tonë, është çështje që duhet të matët, vlerësohet duke biseduar më aleatët tonë jo të hapët por si të hapët. Derisa Kosova me këtë qeveri po përplasët sa e sa herë me perëndimin Serbia po kthen besimin e humbur pa u përplasë me asnjë palë”, shprehet ai.

Tutje, ai thotë se Kosova ka përjetuar mjaft deri tani, andaj çfarë do eksesi tani për urën në Kosovë do të shkojë në dëm të Kosovës.

“Ndërsa për krejt këtë mandat Kurti lavdërohet për disa “dronë bajraktar” nga Turqia. Sa e sa projekte të për investime në Kosovë u refuzuan deri sot? SHBA është deklaruar sa herë deri tani së pavarësia e Kosovës për SHBA është prioritet, por nuk do të pajtohemi për çdo gjë më individ në Kosovë. Sovraniteti i Kosovës nuk prekët, përveç kur kjo kërkohet nga Kosova. Përvoja në këtë mandati të Qeverisë Kurti tregon se nuk ka aftësi për marrëveshje, nuk ka fleksibilitet në biseda më ndërkombëtar pra, është ekskluziv dhe i pa përshtatshëm.

Duke u treguar shumë i ngurtë në sipërfaqe rrezikon më shumë në përmbajtje. Më këtë udhëheqje Kosova dhe Serbia po i ndërrojnë vendet, Kosova del problematike dhe e pa përshtatshme ndërsa Serbia bashkëpunuese. Andaj veprimet tjera si këto nuk duhet të lejohen. Mendoj që në Kosovë ka potencial intelektual që të vlerësojnë sa dhe si duhet këtë situatë. Çfarë do eksesi tani për urë në Kosovë do të shkojë në dëm të Kosovës. Kosova nuk duhet të zgjedh me tutje qeveri që e rrezikon Kosovën në asnjë mënyrë”, përfundon ai për “Bota sot”.

Read Entire Article