Stadiumet greke mbyllin dyert për tifozët

10 months ago 36
23:40 11/12/2023

Shkak, dhuna mes tifozerive të ekipeve

Ndeshjet e kampionatit grek të futbollit do të luhen me dyer të mbyllura deri më 12 Shkurt. Ky është vendimi i qeverisë pas incidenteve në ditën e takimit të volejbollit mes Olimpiakosit dhe Panathinaikosit, ku u plagos rëndë edhe një polic. Fundjavën e kaluar nuk u zhvilluan sfidat e futbollit, pasi arbitrat kërkonin më shumë siguri.

Rastet e përsëritura të dhunës kanë sjellë këtë vendim drastik që ka prekur edhe kupat e Europës në futboll. Olimpiakosi do të presë pa praninë e tifozëve ekipin serb Backa Topola të enjten, për përballjen e fundit në grupe të Europa Ligës.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article